Selimi: Radojiçiqi po i ndihmon Vuçiqit në fushatë
Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka shkruar një status në rrjetin social “X”, ku ka komentuar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, që do të mbahen më 17 dhjetor.
Në fakt, Selimi ka shkruar një gjë interesante. Sipas tij, Milan Radojiçiqi, njeriu që udhëhoqi sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, është duke i ndihmuar Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, në fushatën zgjedhore.
“Radoiqiçi doli në televizion duke pranuar udhëheqjen e tij në vrasjen dhe u lirua me kusht. Ai tani po ndihmon fushatën zgjedhore të Vuçiqit dhe me sa duket ka rrahur dy liderë serbë të veriut për marrëveshje dhe tenderë të pistë. Fakti që Kosova është i sanksionuar dhe Serbia jo, është i turpshëm.” – shkroi ai.
Radoicic went on TV admitting his leadership in the assassination, and was released on bail. He’s now helping election campaign of Vucic, and apparently has beaten two northern Serb leaders over nefarious dealings and tenders. The fact that 🇽🇰 is sanctioned & 🇷🇸 not, is obscene.
— Petrit Selimi (@Petrit) November 24, 2023