Selimi: Krejt liderët u kthyen shpejt nga hapja e Olimpiadës, Kurti që katër ditë po sillet në fshatin olimpik - NACIONALE

Selimi: Krejt liderët u kthyen shpejt nga hapja e Olimpiadës, Kurti që katër ditë po sillet në fshatin olimpik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vizitën e gjatë në Paris, ku po zhvillohen Lojërat Olimpike.

Selimi përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka thënë se kryeministri po sillet që katër ditë në fshatin olimpik.

“Krejt udhetimet i ka qesharakisht te parandesishme dhe tragjikisht maratonike.” – ka thënë ai tutje.

Postimi i plotë:

Krejt liderët e shteteve kanë qenë në hapje të Olimpiadës, kanë hangër shpejt e shpejt darkën te Macroni e janë kthy. Ky i joni qe katër ditë ka mbet nëpër fshatin olimpik tu u sillë me sportista. Krejt udhetimet i ka qesharakisht te parandesishme dhe tragjikisht maratonike.

Lajme të ngjashme