Selamanj: Me Kurti në krye raportet dhe bashkëpunimi me Shqipërinë zyrtare kanë arritur pikën më të ulët
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, sa ishte në opozitë shtirej si nacionalist dhe propagandonte idenë e Bashkimit Kombëtar.
Selmanaj ka thënë se Kurti tani që është në pushtet, raportet dhe bashkëpunimi me Shqipërinë zyrtare kanë arritur pikën më të ulët.
“Kur ishte në opozitë, Albin Kurti shtirej si nacionalist dhe propagandonte idenë e BASHKIMIT KOMBËTAR. Tani që është në pushtet, raportet dhe bashkëpunimi me Shqipërinë zyrtare kanë arritur pikën më të ulët.” – ka thënë Selmanaj.
Ai tutje ka shkruar se Kurti për fatkeqësisht e ka dëshmuar edhe sot në seancën e sotme e përbashkët mes dy parlamenteve.
“Fatkeqësisht, këtë e dëshmoi edhe seanca e sotme e përbashkët mes dy parlamenteve tona. Në vend që të ishte një moment festiv dhe vëllazëror, seanca nisi dhe përfundoi në një atmosferë të tensionuar dhe të papërshtatshme. Kjo është dhurata e populistëve dhe pseudo-nacionalistëve. Albin Kurti nuk kërkon bashkim me Shqipërinë – ai synon pushtet personal, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.” – ka përfunduar Selmanaj.