"Selam Gjakova me 0.2%": Haki Abazi kujton premtimet që i bënin dhe se ku përfunduan
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi e ka bërë një status sot në Facebook ku ka rikujtuar premtimet e bëra për transforim të vendit dhe... se ku kanë përfunduar.
Duket se z. Abazi - që është shprehur vazhdimisht kritik ndaj shefes së tij në grupin parlamentar të VV-së, Mimoza Kusarit – i ka mëshuar pikërisht kësaj të fundit duke e quajtur “selam Gjakova nga 0.2%”.
“Me këtë transfer edhe Barcelona kish ra prej ligës,” – thotë z. Haki Abazi, që është edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.
Haki Abazi ka qenë kritik edhe ndaj Qeverisë Kurti II në disa raste të ndryshme edhe në të kaluarën.
Shënim: Në versionin e mëparshëm të këtij artikulli parahyrja e titullit ishte "Selam Gjakova me 2%" përkundër që z. Abazi shkruan 0.2%. Titulli është korrigjuar.