Sekretari Blinken: "Telefonatë të mirë" me Kurtin - "produktive me Vuçiqin"
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter rreth bisedës telefonike me kryeministrin Kurti.
Blinken ka thënë se ka pasur një të 'telefonatë të mirë' me kryeministrin Kurti, ku është diskutuar për rëndësinë e partneritetit mes palëve dhe aspiratat e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
"Telefonatë mirë sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Diskutuam rëndësinë e partneritetit tonë dypalësh dhe përpjekjet e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. E falënderova edhe për mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës." - shkroi Blinken në Twitter.
Good call today with Kosovan Prime Minster @albinkurti. We discussed the importance of our bilateral partnership and Kosovo’s efforts toward European and Euro-Atlantic integration. I also thanked him for Kosovo’s unwavering support of Ukraine.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) October 11, 2022
Kujtojmë që Blinken realizoi bisedë telefonike edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Për dallim nga reagimi pas bisedës me kryeminstrin Kurti, ku ai tha se pati "një telefonatë të mirë", në bisedën me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Blinken, në shkrimin e tij në Twitter, tha se pati një 'telefonatë konstruktive'.
"Telefonatë produktive me presidentin Vuçiq sot." - shkroi mes tjerash Blinken në Twitter.
Productive call with @predsednikrs Aleksandar Vucic today. We discussed the importance of our bilateral partnership and Serbia’s continued commitment to European integration and regional peace and stability. I also congratulated Serbia on the opening of the new @SRBinUS in D.C.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) October 11, 2022
Në anën tjetër, Kurti lidhur me bisedën me sekretarin e Shteteve të Bashkuara, bërë të ditur se pati një bisedë shumë të mirë më sekretarin Blinken, dhe se e informoi atë për, siç tha ai, progresin e vazhdueshëm në Kosovë
"Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Seretary Blinken. E informova për progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht obligative me qendër njohjen reciproke." - shkroi Kurti në Twitter.
Had a very good phone conversation with @SecBlinken. I informed him about continuing progress in Kosova. We talked about the relations between Kosova and Serbia and the need to intensify the dialogue process towards a legally binding agreement centered on mutual recognition.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 11, 2022