Së shpejti nisin punimet për sallën e koncerteve në Prishtinë - NACIONALE

Së shpejti nisin punimet për sallën e koncerteve në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hapësira brenda ish shtëpisë së mallrave “Gërmia”, po pastrohet dhe po bëhet gati për një project. Projekti është krijimi i muzeut dhe sallës së koncerteve.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama. Rama ka ndarë foto gjatë vizitës në këtë objekt. Ndërsa ka thënë se Prishtina po transformohet.

“Gjithë hapësirën brenda ish shtëpisë së mallrave “Gërmia” po e lirojmë dhe pastrojmë, për ta bërë gati për super projektin, krijimin e muzeut dhe sallën e koncerteve. Prishtina po transformohet”, ka shkruar Rama në Facebook.

Lajme të ngjashme