Së paku katër të vdekur e dhjetëra të zhdukur nga orteku në Himalaje
Të paktën katër persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur në pjesën indiane të Himalajeve, pasi një grup prej 41 alpinistësh u goditën nga një ortek të martën, tha instituti i bjeshkatarisë në veri të Indisë.
Grupi përbëhej nga 34 praktikantë të alpinizmit dhe shtatë instruktorë dhe u godit nga një ortek në orën 8:45 sipas kohës lokale, tha instituti.
Katër trupa u nxorën përderisa zyrtarët rajonalë dhe forcat kombëtare për reagim ndaj fatkeqësive po zhvillojnë kërkime në zonë, tha instituti që është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes i Indisë, Rajnath Singh, tha se është thellësisht i shqetësuar për humbjen e jetës së alpinistëve. “Ngushëllimet e mia për familjet në zi, të cilat i kanë humbur të dashurit e tyre”, tha ai.