Scholz: Lufta e Rusisë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë këtë mëngjes se lufta në Ukrainë është pjesë një levizjeje më të gjerë të Rusisë kundër Perëndimit.
Sipas Reuters, Scholz ka thënë se, “Vladimir Putin dhe lëvizjet e tij e kanë bërë të qartë një gjë: lufta nuk ka të bëjë vetëm më Ukrainën.”
Scholz më tej ka shtuar se Rusia e konsideron luftën ndaj Ukrainës si pjesë të një kryqëzate më të madhe kundër demokracisë liberale.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve Tass ka raportuar se ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka thënë se Perëndimi ka përdorur metoda të terrorit diplomatik kundër vendeve në zhvillim, në mënyrë që të miratojë rezolutën anti-ruse në OKB, për referendumet në rajonet e pushtuara të Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia,
