Sali Berisha: Vuçiq, “padroni i Edi Ramës” zgjodhi nënkryetar të kuvendit një xhelat të kosovarëve - NACIONALE

Sali Berisha: Vuçiq, “padroni i Edi Ramës” zgjodhi nënkryetar të kuvendit një xhelat të kosovarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryeministri e presidenti i Shqipërisë, i cili kohëve të fundit po përballet me goditje të njëpasnjëshme nga ndërkombëtarët, duke e shpallur “non grata”, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Duke komentuar zgjedhjen e Bozhidar Deliq si nënkryetar të parlamentit të Serbisë, Berisha nuk e la pa e përzier kryeministrin aktuar të Shqipërisë Edi Ramën.

Berisha e quajti Deliqi-in xhelat të shqipëtarëve të Kosovës, tek sa shoti se në këtë pozitë ai u emërua nga “padroni i Edi Ramës” Vuçiq.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim të Putinit të vogël dhe padronit të Edi Ramës, si një provokacion të rëndë ndaj viktimave të gjenocidit serb, por dhe mbarë botës së qytetëruar. Me këtë akt të hapur armiqësor ndaj kombit shqiptar, por edhe komunitetit ndërkombëtar, duke shpërblyer xhelatët e masakrave dhe gjenocidit serb, presidenti i Serbomadhisë Aleksandër Vuçiç dëshmon se ka mbetur siç ka qenë, Geobels i Sllobodan Millosheviçit ideator dhe mbështetës i krimeve monstruoze të serbëve ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve. sb”. Shkroi Berisha ndër të tjera në Facebook.

Postimi i plotë i Berishës:

Lajme të ngjashme