Sahatçiu: Më në fund, objekti i "Kino Rinia" i kthehet Komunës së Prishtinës
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka njoftuar për një zhvillim të rëndësishëm në lidhje me komunën.
Më saktësisht, nënkryetarja Sahatçiu, njoftoi se objekti i "Kino Rinia" i rikthehet më në fund menaxhimit të Komunës së Prishtinës.
Ajo shprehu mirënjohjen për ekipin që e fitoi këtë lëndë.
"Mirënjohëse për angazhimin disa mujor të ekipit në Drejtorinë e Pronës nën udhëheqjen e Doruntina Maloku që të fitohet beteja me AKP", shkroi Sahatçiu në llogarinë e saj në Facebook.
Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë: