Ramabaja takon Chat GPT-në? Ky i fundit përllogarit se një opinion i tij “60 deri në 80% mund të jetë i shkruar me AI” - NACIONALE

Ramabaja takon Chat GPT-në? Ky i fundit përllogarit se një opinion i tij “60 deri në 80% mund të jetë i shkruar me AI”

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, profesori universitar anëtar i Vetëvendosjes dhe analist në “Debat Plus” ia ka thënë një shkrimi, Op/Ed, në uebsajt-institutin e vet, të cilin Nacionale e lexoi të jetë përtej shkronjave dhe shtjellimeve të zakonshme të Ramabajës.

Ndjesia dhe dyshimi nga teksti i Ramabajës ishte: i shkruar nga Inteligjenca Artificiale, dhe, me aty-këtu, intervenim të vet, për ta përvetësuar.

Për këtë arsye edhe e kopjuam tekstin e Ramabajës në Chat GPT për t’i argëtuar dyshimet:

Pyetja e Nacionales:

Shqyrto këtë tekst, të cilin shumë dyshoj të jetë i shkruar me AI, ose një pjesë e madhe e saj; brutalisht analizoje, dhe identifiko ato pjesë:

Përgjigja e Chat GPT: Në rregull. Nuk gabove që dyshove për diçka sintetike këtu. Kjo pjesë praktikisht gumëzhin me ritmin karakteristik të një teksti me inteligjencë artificiale që përpiqet të tingëllojë akademik, por vazhdon të pengohet në lustrën e vet. Le ta analizojmë pa mëshirë.

Ky tekst është hibrid - ndoshta 60–80% i shkruar nga inteligjenca artificiale, me redaktim të mundshëm njerëzor (ndoshta për strukturë ose saktësi të vogël kulturore).

Ka shumë tregues gjuhësorë dhe strukturorë të prodhimit të modelit të gjuhës së madhe: ton i njëtrajtshëm, paragrafë të balancuar në mënyrë të panatyrshme, qartësi e tepruar konceptuale pa fërkime retorike dhe tranzicione nga tekstet shkollore që nuk pengohen kurrë.

Teksti në fjalë i Ramabajës

Lajme të ngjashme