Sadri Ramabaja sulmon ashpër Florin Krasniqin: Pullazxhi nga Nju Jorku, Albinin s'e çuan UFO-t në Amerikë - NACIONALE

Sadri Ramabaja sulmon ashpër Florin Krasniqin: Pullazxhi nga Nju Jorku, Albinin s'e çuan UFO-t në Amerikë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, nuk ka përmbajtur fjalorin në komentet për një deklaratë të ish bashkëpartiakut, Florin Krasniqi për liderin Albin Kurti.

Krasniqi pretendoi se Kurti mund të jetë futur në listën e ShBA-së që e mbikëqyrte fluturimin e tij, derisa tregoi një rast të një vizite që kishin bërë së bashku.

Por, Ramabaja e ka quajtur "pullazgji nga Nju Jorku" Krasniqin, duke i thënë edhe se "ka ngatërruar profesionin".

Ai përmend vizitën e z. Kurti drejt ShBA-ve gjatë muajit maj si një dëshmi se Kurti nuk është në "no fly list" të ShBA-ve.

Për më tepër, z. Ramabaja ka pretenduar se Krasniqi ka fyer edhe inteligjencën e popullit përmes deklarimeve të tij që ai i quant "injorante".

Statusi i plotë:

Florin Krasniqi:
“Albin Kurti është në kategorinë e njerëzve të rrezikshëm për Amerikën, sipas meje ai është pjesë e listës ‘no fly’”
Koment:
Pullazgjiu i Njujorkut FK, për dallim nga Fatmir Sheholli, paska ngatërruar profesionin. Para një muaji UFO-t e dërguan Albin Kurtin në Amerikë apo atje ai vajti përmes linjave të rregullta të fluturimit? Po në institucionet e SHBA-ve, përfshi edhe ambientet e Shtëpisë së Bardhë, ishte si "kaçak" apo si kryeministër legjitim i Republikës së Kosovës?
Injoranca vetëm kështu dhe tek ne lejohet që publikisht të fyej intelegjencien e një populli!

Lajme të ngjashme