‘Sa më shpejt’: Escobar flet për afatet e marrëveshjes Kosovë-Serbi - NACIONALE

‘Sa më shpejt’: Escobar flet për afatet e marrëveshjes Kosovë-Serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, është pyetur nëse ka një afat për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një diskutim në “Atlantic Council”, Escobar ka deklaruar se kjo duhet të bëhet “sa më shpejt që është e mundur”.

“Sa më shpejt që është e mundur. Mendoj që nuk e ndihmon askënd të ketë një konflikt të ngrirë në rajon, ky është i vetmi konflikt i ngrirë në rajon”, ka thënë ai.

Diplomati amerikan po ashtu ka theksuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të bëhet dhe se “do të bëhet”.

"Është një dispozitë ligjërisht e detyrueshme. Është ligjërisht e detyrueshme për Serbinë, për Kosovën dhe për BE-në, dhe pikërisht për shkak se ne mbështesim dialogun, është edhe detyrimi ynë. Pra, po, duhet të zbatohet dhe do të zbatohet.” – tha ai.

Pyetur nëse ShBA-ja mund ta marrë drejtimin e dialogut mes dy vendeve, Escobar tha se nuk mendon që një gjë e tillë do të ndodhë.

“Nuk mendoj që (ShBA-ja) do ta udhëheqë dialogun. Por nëse shikon historinë tonë, bashkëpunimin me BE-në, ne kemi zgjidhur shumë kriza dhe e kemi parandaluar dhunën në rajon”, tha ai.

Lajme të ngjashme