Rusia sanksionon edhe 25 amerikanë, përfshirë aktorët Sean Penn dhe Ben Stiller
Në “listën e ndalimit” të Rusisë, zyrtarët e Kremlinit kanë shtuar edhe aktorët e njohur amerikanë Ben Stiller dhe Sean Penn, që do të thotë se tani atyre u ndalohet hyrja në vend.
Penn dhe Stiller, tani janë në listë bashkë e yllin tjetër të Hollivudit Morgan Freeman, presidentin e ShBA-së Joe Biden dhe ish-kryeministrin e Britanisë Boris Johnson.
Kujtojmë se që nga nisja e luftës në Ukrainë, Rusia dhe disa vende perëndimore kanë shkëmbyer raunde sanksionesh.
Të hënën, ministria e Jashtme ruse në listë ka vendosur edhe 25 zyrtarë të lartë amerikanë, njerëz të biznesit dhe aktorë, duke thënë se atyre u është ndaluar hyrja “në baza të përhershme”.
Ndalime të ngjashme ka bërë edhe Perëndimi për oligarkët e lidhur me Vladimir Putinin.
