Rusia godet sektorin energjetik të Ukrainës, duke vrarë 12 minatorë
Një sulm rus me dron vrau 12 minatorë që sapo kishin përfunduar turnin në një minierë qymyri në lindje-qendër të Ukrainës pasditen e së dielës, raportoi New York Times, duke cituar zyrtarët ukrainas.
Sulmi goditi një autobus që transportonte punëtorë nga një minierë e drejtuar nga DTEK, një kompani e njohur energjetike, në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, tha kompania të dielën në mbrëmje në mediat sociale.
Sulmet rusesi, sipas NYT, tregojnë se Moska po vazhdon të sulmojë qytetet në Ukrainë pavarësisht një raundi të dytë të planifikuar të bisedimeve trepalëshe të paqes në Emiratet e Bashkuara Arabe që duhej të fillonte sot. Sulmet ndodhën gjithashtu pavarësisht kërkesës së zotit Trump që Kremlini të ndalojë goditjen e Ukrainës gjatë periudhës së të ftohtit.