Rusia e dënon me 9 vjet burg basketbollisten amerikane Brittney Griner
Ylli i basketbollit amerikan, Brittney Griner është dënuar nga një gjykatë ruse me 9 vjet burg dhe me një gjobë prej 1 milion rubla (afërsisht 16,400 dollarë), ka bërë të ditur të enjten gjyqtarja Anna Sotnikova e gjykatës së qytetit Khimki.
Gjykata tha se për dënimin e saj janë marrë parasysh pranimi i saj i pjesshëm i fajit, vendimi për veprën, gjendja shëndetësore dhe aktivitetet e bamirësisë.
Griner u shpall fajtore për kontrabandë droge, një krim që gjykatësi tha se ajo e kreu me dashje.
Basketbollistja e WNBA u arrestua më 17 shkurt në Moskë, pasi u kap me më pak se një gram vaj kanabisi në bagazhin e saj.