Rusia do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës pas vitit 2024
Rusia ka thënë se do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës pas vitit 2024.
Agjencia e hapësirës e këtij shteti do të tërhiqet nga projekti dhe, në vend të tij, do të përqendrohet te ndërtimi i projektit të vet, sipas shefit të kësaj agjencie, të emëruar rishtazi.
Yuri Borisov, që këtë muaj u emërua shef i agjencisë Roscosmos, tha gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin, se Rusia do t’i përmbushë obligimet e veta ndaj partnerëve të tjerë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës para se të largohet nga projekti.
“Është marrë vendimi për t’u larguar nga stacioni pas vitit 2024”, tha Borisov-i. Deklarata e tij i konfirmoi deklarimet e mëparshme të zyrtarëve rusë të hapësirës për synimin e Moskës që të largohet nga stacioni ndërkombëtar i hapësirës pas vitit 2024.