Rusia akuzohet se po sulmon nga centrali bërthamor në Zahporizhia - NACIONALE

Rusia akuzohet se po sulmon nga centrali bërthamor në Zahporizhia

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarët ukrainas e kanë akuzuar Rusinë se po e shfrytëzon centralin e kapur bërthamor në Zaporizhia si vend për vendosjen dhe hedhjen e armëve.

Një zyrtar i agjencisë bërthamore të Ukrainës tha se Rusia është duke e përdorur centralin më të madh bërthamor të Evropës si bazë për vendosjen e armëve, përfshirë sistemet raketore, për t’i sulmuar zonat përreth.

Presidenti i agjencisë bërthamore të Ukrainës tha të premten se situata në centralin bërthamor në Zaporizhia është jashtëzakonisht e tensionuar dhe se atë po kontrollojnë deri në 500 ushtarë rusë.

“Pushtuesit e sjellin makinerinë e tyre atje, përfshirë sistemet raketore. Nga aty i bombardojnë anën tjetër të Lumit Dnipro dhe territorin e Nikopol-it”, tha Pedro Kotin.

Lajme të ngjashme