Rusët po përgatiten për luftë bërthamore, paralajmëron Zelensky
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se zyrtarët rusë kanë filluar të “përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në luftë.
Në një intervistë për BBC-në, Zelenskiy tha:
“Ata fillojnë të përgatisin shoqërinë e tyre. Kjo është shumë e rrezikshme. Ata nuk janë gati të përdorin. Por ata fillojnë të komunikojnë. Ata nuk e dinë nëse do ta përdorin apo jo. Mendoj se është e rrezikshme edhe të flasësh për këtë,” u shpreh ai.
Udhëheqësi ukrainas mohoi të ketë bërë thirrje për sulme ndaj Rusisë, por në vend të kësaj ka kërkuar vendosje të sanksioneve parandaluese ndaj Moskës.
