Rusët kanë shkatërruar mbi 1 mijë ndërtesa banimi në Dnipropetrovsk - NACIONALE

Rusët kanë shkatërruar mbi 1 mijë ndërtesa banimi në Dnipropetrovsk

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, forcat ruse kanë shkatërruar më shumë se 1000 ndërtesa banimi në rajonin e Dnipropetrovsk.

"Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë, më shumë se një mijë ndërtesa banimi janë shkatërruar në rajon," tha Mykola Lukashuk, Kryetar i Këshillit Rajonal të Dnipropetrovsk, në një konferencë në Qendrën Mediale Ukrainë–Ukrinform.

Sipas tij, nga 12 korriku deri më 16 gusht, janë shkatërruar dhe dëmtuar 309 ndërtesa banimi private dhe 117 blloqe apartamentesh në rrethin e Nikopolit, i cili vazhdimisht vuan nga sulmet e armikut të nisura nga territoret e pushtuara të rajonit Zaporizhzhia.

Lajme të ngjashme