"Runa Zot nga ministra hajna": Pacolli reagon ndaj ministrit Peci pas përplasjes me Fahrije Hotin
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas Fahrije Hoti dhe dy avokatët e saj demantuan pretendimet e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Pacolli ka kritikuar ministrin Peci, duke paralajmëruar se minisitra të tillë përbëjnë një kërcënim të madh për shoqërinë.
"Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për shoqërinë tonë, sepse, për kauza të rreme dhe interesa të ulëta, nuk hezitojnë të lëndojnë edhe gratë e mbijetuara që kanë humbur familjet dhe gjithçka në luftë. Kur shoh veprime të tilla ndaj këtyre grave të pafajshme, nuk habitem më nga sulmet që këta qyqarë ndërmarrin edhe ndaj meje." - tha Pacolli.