Rukiqi: Lidhja Demokratike e Kosovës më bëri më të lehtë zgjedhjen për rrugëtimin tim politik
Ish-kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se LDK-ja ia ka bërë më të lehtë zgjedhjen për rrugëtimin e tij politik.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se hyrja në politikë, është një zhvillim i natyrshëm, në karrierën e tij profesionale, pas një përvoje që ai kishte në sektorin publik dhe privat.
“Sot, vendi ka nevojë për profesionistë, që marrin përgjegjësi, për t’i dhënë drejtimin e duhur proceseve politike dhe zhvillimore. Kryetar Lumir Abdixhiku, faleminderit për besimin. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Rukiqi.
