Berat Rukiqi bëhet pjesë e LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar anëtarit më të ri të LDK-së. Ai është ish-Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Abdixhiku e ka lavdëruar Rukiqin, duke thënë se është ai një ekonomist i dalluar e aktivist i pandalshëm.
Tutje, i pari i LDK-së është shprehur se LDK-ja do t’i jap vendit një zjgidhje të pastër politike.
Postimi i Abdixhikut:
Ligjëruesi universitar e doktoranti i ekonomisë Berat Rukiqi, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si ekonomist i dalluar e si aktivist i pandalshëm i angazhimit publik për një shoqëri të zhvilluar, Berati me gjithë bagazhin e tij intelektual e profesional do t’i japë vlerë projektit tonë politik.
Berat Rukiqi ka magjistruar në Bruksel mbi Politikat Ekonomike të Bashkimit Evropian; gjersa vazhdon studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës. Si udhëheqës i Odës Ekonomike të Kosovës, ai ka artikuluar në vazhdimësi pikëpamje të një ekonomie të lirë e të fuqishme. Ai i njeh mirë të gjitha sfidat e sektorit privat, sikurse dhe njeh mirë domosdoshmërinë e kohës për një ambient që ankoron vendin tonë në stade të reja zhvillimore.
LDK është e lumtur që - si adresë e vetme e njerëzve profesionistë - po shton radhët e veta secilën ditë. Gjatë vitit të fundit, sikurse Berati, LDK-së e strukturave tona u janë bashkuar aktivistë të shoqërisë civile, ligjërues akademikë, deputetë e kryetarë komunash. Të gjithë bashkë, do t’i japim vendit një zgjedhje politike të pastër, profesionale e ndërtuese të së ardhmes.
Mirë se vjen Berat!
Na priftë e mbara.