Rukiqi, Kurtit: A e di se sa ditë jemi nën sanksione të BE-së? - NACIONALE

Rukiqi, Kurtit: A e di se sa ditë jemi nën sanksione të BE-së?

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po vazhdon të merret me gjera të kota.

Ai e ka shtruar një pyetje për liderin e VV-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, zyrtari i LDK-së ka përmendur dëmet që po i përjeton Kosova nga sanksionet e BE-së.

“A e di ky se sa ditë jemi nën sanksione të BE-së, me dëme mbi 600 milionë euro, e ende merret me detaje të kota, duke vazhduar me dëme të mëdha për vendin?”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme