Rrusta e PSD-së: Nëse asnjë skandal nuk e ndikon pushtetin, a nuk është kjo shenjë e rrezikshme?
Gjatë ditës së sotme, Insajderi ka publikuar një audio-inçizim, ku thuhet se dëgjohet një zv.ministër, më konkretisht Almir Veliji, i cili është i përfshirë në ryshfet.
Sipas audio-incizimit, zëvendësministri Veliji flet për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh dhe bisedon me një person, emri i të cilit nuk është bërë publik.
Ndaj kësaj ka reaguar Teutë Rrusta e Partisë Socialdemokrate duke shkruar në llogarinë e saj në Facebook se kjo është “overturë për tendënat totalitare” të qeverisë.
Sipas saj, është shenjë e rrëzikshme që asnjë skandal nuk e ndikon pushtetin
“Nëse asnjë skandal nuk e ndikon pushtetin, a nuk është kjo shenjë e rrezikshme. Imuniteti i tillë nuk është i shëndetshëm. Është overturë për tendencat totalitare”, ka shkruar Rrusta.
