Rruga tek Parku i Qytetit në Prishtinë do të bëhet njëkahore - NACIONALE

Rruga tek Parku i Qytetit në Prishtinë do të bëhet njëkahore

3 vjet më parë

nga Blendrita Avdiu

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë sot ka filluar aksionin me qëllim të lirimit të trotuarëve nga veturat e parkuara si dhe largimin e rrethojave për rreth Parkut të Kryeqytetit.

Me anë të një njoftimi në facebook të kësaj Drejtorie, thuhet se Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave do të vazhdojë me ngritjen e trotuarit dhe punët tjera të cilat do të sigurojnë edhe trotuare të lira për këmbësorët, vendparkingje por edhe qarkullim të lirshëm të veturave duke e shndërruar rrugën Hamëz Jashari në rrugë njëkahore.

Lajme të ngjashme