Rruga B: Arrestohen dy persona për rrahje
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë në rrugën B në Prishtinë.
Sipas policisë, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i PK-së:
SULM
Rruga B, Prishtinë 20.07.2022 – 18:50. Dy meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.