Rron Gjinovci takon Dardan Molliqajn: Ky s'u dashtë me dalë prej VV-së
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci është takuar me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.
Siç ka shkruar Gjinovci në llogarinë e tij në Facebook, ky takim ka ndodhur pas shumë vitesh.
“Mas shumë vjetve me ftesë të tij e takova për të mos u pajtu në shumë sene përveç që s'bon me bo Asociacionin. Unë po thom që Albini se bon, ky po thot që e bon. Mbetet të shihet”, - ka shkruar ish-aktivisti i Vetëvendosjes.
Madje, Gjinovci beson se dalja e Molliqajt nga VV-ja ka qenë gabim
“Ky s'u dasht me dalë prej VV-së”, - ka shkruar Rron Gjinovci.
