Avonet akuzon Komunën e Prishtinës se injoroi mendimin e OSHP-së për një tender
Rrjeti i OJQ-ve, përmes një deklarate për medie në Facebook kanë thënë se Komuna e Prishtinës po e shkel ligjin pasi nuk ka respektuar mendimin e ekspertit shqyrtues të OSHP-së.
Në këtë reagim të AVONET, shpreh shqetësimi se si Komuna e Prishtinës në aktivitetin e prokurimit të me titulli: “ Sigurimi fizik i objekteve të Komunës së Prishtinës dhe objekteve të QKMF dhe QMU-se”, ka shfrytëzuar procedurë e negociuara pa publikuar.
“Prishtinë, 07 nëntor 2022; Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin e thellë se si Komuna e Prishtinës në aktivitetin e prokurimit të me titulli: “ Sigurimi fizik i objekteve të Komunës së Prishtinës dhe objekteve të QKMF dhe QMU-se ” LOT 1 dhe LOT 2, ka shfrytëzuar procedure e negociuara pa publikuar.Komuna e Prishtinës ka filluar procedurën e aktivitetit të prokurimit në vitin 2019 me titull: “Sigurimi i objekteve të Komunës së Prishtinës”, me nr. të prokurimit “616-19-3238-2-1-1”, ku AK ka bërë njoftimin për dhënie të kontratës, ku operatorët ekonomik kanë ushtruar të drejtën e tyre për ankesë kundër fituesit në OSHP, ku OSHP gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur bord dhe Komuna e Prishtinës ka proceduar formën e negociuar pa publikim.” – thuhet në reagim.
Për shkak të faktit se aktiviteti i prokurimit i titulluar "Sigurimi i objekteve të Komunës së Prishtinës", me numër të prokurimit "616-19-3238-2-1-1", tashmë kishte ekspertizën e ekspertit të OSHP-së, nuk ishte është e nevojshme të anulohet dhe të fillojë procedura e negociatave pa publikim.
AVONET konsideron se, si rezultat i kësaj, Komuna e Prishtinës është dashur t'i përdor dhe t'i shterojë të gjitha mjetet juridike para fillimit të procedurës së prokurimit me negocim.