Rritja e rasteve me coronavirus, drejtorët e spitaleve rajonale mblidhen në QKUK - NACIONALE

Rritja e rasteve me coronavirus, drejtorët e spitaleve rajonale mblidhen në QKUK

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thirrur në takim drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me coronavirus.

Takimi do të nisë nga ora 08:00 në QKUK.

E në 24-orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy viktima kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Ndërkohë për 24 orë nga 467 testime, 175 persona kanë rezultuar me COVID-19. Sipas njoftimit, dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

E për shkak se javëve të fundit ka ndryshuar situata epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19 është bërë thirrje të respektohen masat dhe të barten maskat në ambiente të mbyllura.

Një ditë më parë mbledhje ka mbajtur edhe komiteti i ShSKUK-së për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me coronavirus dhe rritjes së rasteve të spitalizuara.

Në takim u analizua situata e fundit pas rritjes së rasteve të spitalizuara dhe u kërkua ri- mobilizimi për përballimin e valës eventuale që mund të shoqërohet me rritje të mëtejme të spitalizimeve.

Lajme të ngjashme