Rritet numri i të vdekurve nga përplasja e një avioni ushtarak në një ndërtesë në Rusi
Numri i të vdekurve nga rrëzimi i një avioni ushtarak rus në një ndërtesë banimi në Rusinë jugore është rritur në 14, njoftoi agjencia ruse pro-regjimit TASS, duke cituar informacione nga Ministria e Situatave të Emergjencave.
Kujtojmë se një avion luftarak-bombardues rus Su-34 ka rënë mbrëmë në një ndërtesë banimi në qytetin Jejsk, i cili ndodhet jo shumë larg territorit të Ukrainës nën pushtimin rus.
Mes të vdekurve janë të paktën tre fëmijë. /Nacionale/
