Rrëzohet një aeroplan i vogël në Karolinën e Veriut të ShBA-së, raportohet për të vdekur
Disa persona raportohet të kenë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani gjatë aterrimit të tij në një aeroport rajonal në Karolinën e Veriut, në ShBA, thanë zyrtarët.
Gjashtë persona ndodheshin në aeroplanin e tipit “Cessna C550”, kur ai u rrëzua në Aeroportin Rajonal “Statesville” rreth orës 10 e 20 minuta sipas kohës lokale, thanë zyrtarët e aviacionit që po e hetojnë rastin, raporton televizioni BBC.
Një zyrtar i policisë lokale konfirmoi për agjencinë e lajmeve “Associated Press” se nga rrëzimi i aeroplanit kishte viktima, por refuzoi që të jepte ndonjë shifër.
Aeroplani ishte nisur rreth orës 10 e 6 minuta sipas kohës lokale dhe u ndodh për pak kohë në ajër para se të rrëzohej.
Ai ra në skajin lindor të pistës dhe autoritetet ende nuk kanë informata për shkaktarin e rrëzimit.
Gjatë një conference për gazetarë, zyrtarët nuk ofruan ndonjë informatë për vdekjet ose për njerëzit që ndodheshin në aeroplanin e rrëzuar.