Rrëzimi i kërkesës së Haxhiut nga Gjykata Kushtetuese, Jakaj: Ishte e pritshme, deputetët s’mund të detyrohen
Hulumtuesi i IKD-së, Naim Jakaj, e ka cilësuar të pritshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së kryeparlamentares Albulena Haxhiu.
Sipas tij, kërkesa ishte e gabuar, pasi një aktgjykim i vitit 2016 përcakton se deputetët nuk mund të detyrohen të marrin pjesë në votim.
“Deputetët nuk mund të detyrohen të marrin pjesë në seancë dhe të votojnë pro, kundër apo të abstenojnë”, tha Jakaj.
Ai shtoi se pjesëmarrja në zgjedhjen e presidentit mbetet çështje vullneti politik.
Ndërkohë, Haxhiu dhe disa deputetë kishin pretenduar se opozita ka shkelur Kushtetutën me bojkotin e seancës së 5 marsit.