Rrëzimi i helikopterit amerikan nga Irani: Zyrtarët amerikanë japin hollësi
Dy zyrtarë amerikanë thanë se helikopteri i ushtrisë amerikane, i cili ra në det afër bregdetit të Omanit, jo larg Ngushticës së Hormuzit, u rrëzua nga një dron iranian.
Një burim tjetër, i afërt me incidentin, tha se helikopteri amerikan u godit nga një dron iranian i tipit “Shahed”, raporton televizioni CNN.
Dy anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në helikopter u shpëtuan nga një dron ujor pa pilot, tha më herët të martën ushtria amerikane.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më herët në rrjetet sociale se ushtria e vendit të tij e kishte njoftuar se Irani e kishte rrëzuar helikopterin e tipit “Apache” dhe se ShBA-ja duhet të kundërpërgjigjet.
Dronët iranianë “Shahed” njihen për fluturimin në lartësi dhe shpejtësi të vogël, tipare që ua mundësojnë shmangien e sistemeve të mbrojtjes më shumë se raketat balistike.