Rrëzimi i aeroplanit, Kazakistani raporton për shifrën e mundshme të të vdekurve - NACIONALE

Rrëzimi i aeroplanit, Kazakistani raporton për shifrën e mundshme të të vdekurve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Emergjencave e Kazakistanit ka thënë se me gjasë 42 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të kompanisë “Azerbaijan Airlines”.

Kjo ministri konfirmoi në rrjetin “Telegram” se 67 persona, përfshirë pesë anëtarë të ekuipazhit, ndodheshin në aeroplan, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Më tej, Ministria e Emergjencave tha se 25 persona i kanë mbijetuar aksidentit, sipas vlerësimit preliminar, ndërsa 22 janë hospitalizuar.

Aeroplani i tipit “Embraer 190” bëri aterrim urgjent në aeroportin e qytetit Aktau, sipas kompanisë “Azerbaijan Airlines”.

Në një video të publikuar në internet shihen pjesë trupash të shpërndara në tokë, afër vendit ku u rrëzua aeroplani.

Paralajmërim: Pamje të rënda!

Lajme të ngjashme