Rrezikimi i ushtarëve amerikanë, Krasniqi: Ne e marrim shumë seriozisht mirëqenën ushtarëve amerikanë
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka komentuar deklaratat e Ambasadorit të ShBA-së në Kosovë , Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se hapja e urës së Ibrit do të rrezikoj ushtarët amerikanë.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës i merr seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë.
“Ne e marrim parasysh shumë seriozisht mirëqenën e ushtarëve amerikanë, ata janë ushtarët më të dashur të KFOR-it të qytetarët e Republikës së Kosovës. Po i vazhdojmë koordinimet me partnerët tanë përfshirë edhe KFOR-in që gjithçka të shkojë mirë dhe të mos të këtë asnjë incident. Unë dua vetëm të përsërisë se çka tha Kryeministri Kurti sot në takim se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit janë mbi të gjitha, por do të ketë një koordinim për çdo veprim të ndërmarrë.”, është shprehur Krasniqi.