Rrahu motrat dhe vëllain, i dyshuari arratiset – policia jep detaje
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë, sërish ka pasur disa raste të dhunës në familje.
Një i tillë ka ndodhur në Gjakovë, ku dyshohet se një mashkull kosovar ka rrahur dy motrat dhe vëllai e tij. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është në arrati.
“DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 22.12.2023 – 22:40. Tri viktimat meshkuj kosovarë (dy motra dhe vëllai i tyre) kanë njoftuar policinë se janë sulmuar fizikisht nga vëllai i tyre i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime.” – raporton Policia e Kosovës.