Rozeta Hajdari thotë se nuk ka pranuar ftesë për seancën e sotme, gjyqtari tha se ia kanë dërguar sipas ligjit - NACIONALE

Rozeta Hajdari thotë se nuk ka pranuar ftesë për seancën e sotme, gjyqtari tha se ia kanë dërguar sipas ligjit

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, ka pretenduar se nuk ka marrë ftesë për seancën e sotme.

Kjo pavarësisht se gjyqtari tha në seancë se ftesa është dërguar sipas ligjit.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Për seancën e sotme gjyqësore, lidhur çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se, unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës!

Në momentin që e pranojë thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore!

Lajme të ngjashme