Rohde: Kosova po përparon më shpejt se vendet tjera të rajonit drejt BE-së
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dhënë një lajm të mirë për shtetin e Kosovës.
Diplomati gjerman ka deklaruar se Kosova është duke përparuar më shpejt se vendet fqinje drejtë Bashkimit Evropian.
Një gjë të tillë ai e tha përmes një postimi në platformën X, duke shtuar se megjithatë duhet më shumë bashkëpunim mes subjekteve politike dhe komuniteteve etnike në Kosovë.
Tutje, Rohde tha se Kosova poashtu duhet të angazhohet më shumë në dialog.
“Gëzohem që kam qenë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive në parlament dhe komuniteteve etnike. “Për më tepër, Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, ka shkruar Rohde.
Glad having been part of a round-table on 🇽🇰’s progress towards 🇪🇺 today. 🇽🇰 progresses faster than the other WEB-countries, yet more cooperation among parties in parliament & ethnic communities needed. Additionally, 🇽🇰 must make more efforts to implement agreements reached w/ 🇷🇸 pic.twitter.com/UEQiBpEWuw
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 20, 2023
