Rohde: Ecja përpara me Asociacionin e çon Kosovën në Këshill të Evropës - NACIONALE

Rohde: Ecja përpara me Asociacionin e çon Kosovën në Këshill të Evropës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori gjeman Jorn Rohde, ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë, se ecja përpara me Asociacionin e çon Kosovën drejt Këshillit të Evropës. Madje për këtë Rohde ka thënë se Gjermania është e përkushtuar që të ndodhë.

Tutje amabasadori ka thnë se e përkrah projektin e përbashkët të Institutit për Drejtësi si dhe organizatës Fol ë lidhje me përmirësimin e qasjes në drejtësi në përputhje me stadardet e Këshillit të Evropës.

E plotë:

Për të forcuar sundimin e ligjit dhe për t'u përgatitur Kosovën për Këshill të Evropës ne do të mbështesim projektin e përbashkët të Institutit të Kosovës për Drejtësi/FOL për të përmirësuar qasjen në drejtësi në përputhje me standartet e Këshillt të Evropës.

Gjermania mbetet e përkushtuar për të sjellë Kosovën në Këshill sa më shpejt. Ecja përpara me Asociacionin do ta bëjë këtë të ndodhë.

Lajme të ngjashme