Rohde e vazhdon krahasimin e bllokadës politike me futboll: Ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka vazhduar ta komentojë krizën politike, në gjuhën e futbollit.
Përderisa kohë më parë tha se pas disa dështimeve, duhet të ndërrohet lojtari, duke aluduar në Albulena Haxhiun, tash Rohde ka thënë se ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi.
“Siç e kam sugjeruar në muajin prill ku kam thënë duke përdorur analogjinë e futbollit se nëse ekipi i juaj nuk është i suksesshëm, zëvendësojeni dikë nga ekipi”.
“Ende e kam po të njëjtën thënie sepse ende e kemi të njëjtin problem. Pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi sepse unë i di reagimet e opozitës, ata kanë thënë se do të votojnë qeverinë përderisa të jenë anëtarë të kabinetit”, u shpreh Rohde në “Info Magazine”.