Rizvanolli vazhdon t’i quajë “1%” bizneset që janë punëdhënës të 50% të punësuarëve në sektorit privat
Artane Rizvanolli, deputete që kundër-kushtetueshëm mban postin e ministres së ekonomisë, sërish ka sulmuar Odën Ekonomike të Kosovës duke thënë se po lobon “për një përqndëshin” e bizneseve për tregun e lirë të energjisë – anipse këto biznese punësojnë gati se deri 50% të të punësuarve në sektorin privat.
“Oda Ekonomike ish dashtë me tregu pse mënon e lobon për 1% , në kurriz të 99% të bizneseve që janë më të vogla e më të pafuqishme. Është detyrë e po e tyre me fol me bizneset”, tha ajo.
“Oda Ekonomike e Kosovës që sot ka vendosur ta bartë problemin jo veç figurativisht dhe në media tek qytetarët por edhe t’i bllokoi rrugët, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për me i përgatit bizneset. Ata po thonë mos t’i paguajnë këta të mëdhenjtë energjinë që e konsumojnë, ta paguajmë ne të gjithë, 99% bizneseve të vogla edhe familjet’’, shtoi Rizvanolli.