Rizvanolli i pati tallur sanksionet e BE-së, Ajvazi: 114 milionë euro janë humbur për projekte të energjisë - NACIONALE

Rizvanolli i pati tallur sanksionet e BE-së, Ajvazi: 114 milionë euro janë humbur për projekte të energjisë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Artane Rizvanolli, ish-Ministre e Energjisë (që vazhdon ende të qëndrojë në atë post pa mandat) ishte tallur para mëse një viti me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës se “asgjë nuk po dëmtojnë”.

“Nëse opozita na tregon se si masat ndëshkuese (të BE-së) po na dëmtojnë, unë po ju them që masat, si njeri që udhëheq një dikaster shumë të rëndësishëm ku ka shumë fonde, unë po ju them që nuk është asgjë në punën tonë nuk është duke u ndalur ose penguar nga masat”, pati thënë ajo.

Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve Vendor në një reagim në Facebook tha se në fakt 114 milionë euro në fushën e energjisë nga sanksione te BE-së.

“Për informaten tuaj Kosova ka humbur 114 milionë € projekte në fushën e energjisë nga sanksionet e BE-së. Këto mjete ishin të destinuara për zhvillim dhe stabilitet të furnizimit energjetik. Mos e përdorni më arsyetimin se e kemi pas kusht nga BE-ja me dalë në treg të lirë se është marre për juve”, shkroi Ajvazi.

Lajme të ngjashme