"Ritheksova nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës", Osmani jep detaje nga takimi me Presidenten e KE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimin me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel. E para e shtetit bëri të ditur se Leyenit i ka ritheksuar “nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës”.
Ajo gjithashtu ka thënë se ka theksuar “rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim të BE-së”.
“Në takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, ritheksova nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, derisa potencova rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim të BE-së, si sinjal i qartë që vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE. Mirëpresim ‘Planin e Rritjes’, të prezentuar nga Presidentja Von der Leyen, për të cilin Kosova tashmë ka prezentuar planin konkret për reforma.” – tha Osmani.