Rita ora emocionohet përderisa flet për 11 vjeçaren e dhunuar: Ngjarje shumë e rëndë - NACIONALE

Rita ora emocionohet përderisa flet për 11 vjeçaren e dhunuar: Ngjarje shumë e rëndë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora e cila do të përformojë sot në Shqipëri në sheshin “Skëndërbej”, ka folur për rastin e dhunimit të 11 vjeçs në Kosovë.

Ajo në një konferencë për media, ku edhe u përlotë, tha se kjo ngjarje është shumë e rëndë dhe bëri që të kujtojmë se sa e rëndësishme është që të kemi një fokus në këto çështje të rëndësishme socale.

Ju kërkoj ndjesë sepse mund të jem pak emocionale në këtë mesazh që po jap duke qenë se vetëm pak kohë më përpara, ajo që ndodhi në Kosovë, një ngjarje shumë e rëndë, na bëri të kujtojmë edhe njëherë se sa e rëndësishme është që të kemi një fokus në këto çështje të rëndësishme sociale dhe se sa e rëndësishme është dhe për prindërit dhe komunitetin që të punojnë me këta të rinj, të punojnë me fëmijët që këto ngjarje të mos përsëriten,”, tha Rita Ora.

Lajme të ngjashme