Riparohet pista e aeroportit në Londër, njoftohet për rinisjen e fluturimeve - NACIONALE

Riparohet pista e aeroportit në Londër, njoftohet për rinisjen e fluturimeve

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Aeroporti Luton ka thënë se pista e tij tani është kthyer në gjendje të plotë pune.

Një zëdhënës nga aeroporti ka njoftuar se pista është rihapur për fluturimet e mbërritjes dhe nisjes në orën 18:000.

Kujtojmë se, fluturimet nga ky aeroport u pezulluan më herët gjatë ditës pas një defekti sipërfaqësor të shkaktuar nga nxehtësia.

Vendi është duke luftuar me një mot shumë të nxehtë dhe ka shpallur një emergjencë kombëtare, pas një paralajmërimi se temperaturat mund të arrijnë në 40 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimit, temperaturat e larta pritet të përfshijnë Londrën, Mançesterin dhe Jorkun ditën e hënë dhe të martë.

Kjo ishte hera e parë që vendi ka lëshuar një alaram të kuq për nxehtësi në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.

Lajme të ngjashme