Rigjykim i rastit të vrasjes së Marigona Osmanit, avokati Bajraktari: Niveli themelor mbase po bie pre e presionit publik - NACIONALE

Rigjykim i rastit të vrasjes së Marigona Osmanit, avokati Bajraktari: Niveli themelor mbase po bie pre e presionit publik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Ardian Bajraktari, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për të rishqyrtuar rastin e vrasjes së Marigona Osmanit, ka theksuar nevojën për forcimin e mekanizmave të brendshëm në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Ai nënvizoi se vendim i Apelit për të rishqyrtuar rastin tregon për një mundësi të rënies së nivelit themelor të drejtësisë si pasojë e presionit publik për të shpejtuar proceset gjyqësore.

“Kjo shpërfaq nevojën dhe domosdoshmërinë për forcimin e mekanizmave të brendshëm, brenda për brenda sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial. S’besoj që ka mund të ketë pasur ndikim në këtë vendim, me aq sa kemi parë. Unë kam përshtypjen që niveli themelor mbase po bie pre e presionit publik, në drejtim të shpejtimit të rasteve të tilla. E si rezultat i kësaj, mund të vije deri tek shkeljet në të cilat hasin gjatë rrugës. Mbi bazën e asaj që kemi parë, janë dy mundësi. E para: që aspekti profesional lë për të dëshiruar shumë dhe, e dyta: mund të jenë ngutur si rezultat për ta kryer punën sa më shpejt. E në këtë drejtim, kur kombinohen këto dyja, atëherë vijmë në një situatë ku kemi aktgjykime të cilat janë evidentuar lëshime elementare”, pohoi Bajraktari për TëVë1.

Lajme të ngjashme