Rezultatet e dobëta në Testin e Arritshmërisë, Lushaku-Sadriu: S'po dështojnë nxënësit, po dështojnë uzurpatorët qeveritar - NACIONALE

Rezultatet e dobëta në Testin e Arritshmërisë, Lushaku-Sadriu: S'po dështojnë nxënësit, po dështojnë uzurpatorët qeveritar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj rezultateve të fundit të Testit të Arritshmërisë, duke e cilësuar situatën si “dështim eklatant” të Ministrisë së Arsimit.

Sipas saj, rënia është alarmante në lëndët kyçe: Matematika (38.9%), Anglishtja (39.3%) dhe Kimi (37.4%).

“Ky rezultat nuk është pasojë e mungesës së talentit, por pasojë e mungesës së përkushtimit institucional.

Nxënësit tanë nuk po dështojnë. Po dështojnë uzurpatorët qeveritar, që udhëheqin arsimin.

Ministria e Arsimit me në krye Arbërie Nagavcin është kthyer në zyrë propagande. Arsimi nuk bëhet me fjalë koti, por me përkushtim e rezultate. Bëhet me mbështetje për mësimdhënësit dhe me kushte më të mira për çdo fëmijë.” – shkroi ajo mes tjerash në reagim.

Lajme të ngjashme