Rezoluta kundër raportit të Dick Martyit: Rama me letër zyrtare u kërkon mbështetje vendeve anëtare të KE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një letre u është drejtuar kryeministrave dhe presidentëve të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Evropës për, siç thotë ai, “heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës”.
Rama ka kërkuar mbështjete nga vendet anëtare për miratimin e kërkësës së Shqipërisë.
“Shpresoj në mbështetjen tuaj personale dhe atë të anëtarëve të delegacionit të vendit tuaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për miratimin e kërkesës sonë, për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues, si korrigjim i ndershëm dhe i domosdoshëm i një gabimi tragjik, pasojat e të cilit vazhdojnë të na përndjekin”, ka shkruar ndër të tjera Rama.
Letra e plotë:
