Republika Çeke do të trajnojë 4 mijë trupa ukrainase
Ministrja e Mbrojtjes çeke, ka njoftuar sot se deri në fund të vitit 2023, Republika Çeke planifikon të trajnojë deri në 4,000 trupa ukrainase.
Jana Cernochova tha se trajnimi do të bëhet në pesë cikle katër-javore me deri në 800 trupa të pranishëm në secilin cikël. Ajo po ashtu bëri të ditur koston e trajnimit, duke thënë se do t'i kushtojë Republikës Çeke rreth 41.6 milion dollarë.
Kujtojmë se që nga fillimi i pushtimit rus, Republika Çeke e ka mbështetur fuqishëm Ukrainën duke i dërguar armë e municione të lehta dhe të rënda.
Njoftimi nga Çekia vjen pasi, ditën e hënë ministrat e BE-së ranë dakord të ngrenë një mision për të trajnuar rreth 15,000 trupa ukrainase dhe për të siguruar një fond shtesë në vlerë prej 500 milion euro për dërgesat e armëve në Kiev.
